Lajme
Zjarr në Yverdon (Vaud): 4 anëtarë të një familjeje të vdekur dhe një i zhdukur
Në shtëpi jetonte një familje prej pesë anëtarëve. Thuhet se bëhet fjalë për një çift me tri vajza. Një fëmijë është ende i zhdukur
Katër trupa të pajetë u zbuluan në një shtëpi në Yverdon (VD). Shtëpia ishte shkatërruar plotësisht nga zjarri, transmeton albinfo.ch. Një fëmijë është ende i zhdukur, sipas policisë kantonale të Vaud.
Policia e Vaud citon dëshmitarët që kanë dëgjuar një shpërthim që me gjasë ka shkaktuar zjarrin.
Zjarri ka rënë pak para orës 7 të mëngjesit në një shtëpi pranë qendrës së qytetit. Sipas raportimeve të “24 heures” dhe “20 minuta”, një familje pesanëtarëshe jetonte në shtëpi. Thuhet se bëhet fjalë për një çift me tri vajza.
Në mesditë, njësiti i zjarrfikësve ishte ende në vendngjarje. Zjarri dukej se ishte nën kontroll, pasi nuk shiheshin më flakë, por kishte ende tym, sipas një fotografi të Keystone-SDA në vendngjarje. Një kontingjent i madh i policisë dhe punonjësve të shpëtimit ishte gjithashtu ende në veprim.
Më shumë detaje nuk dihen ende, përcjell albinfo.ch. Policia e Kantonit Vaud ka njoftuar se së shpejti do të japë më shumë informacione.
(Foto: Screenshot srf)
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?