Shkurt.ch
Zjarr i madh në Valis
Rreth 100 njerëz është dashur të evakuoheshin nga banesat në rrethinën ku ka ndodhur shpërthimi i zjarrit
Në fshatin Riddes të Valisit ka shpërthyer mbrëmë një zjarr i madh.
Depoja e një punëtorie për përpunimin e drurit është djegur në tërësi ndërsa rreth 100 njerëz është dashur të evakuoheshin nga banesat në rrethinën ku ka ndodhur shpërthimi i zjarrit. Zjarri kishte kapluar edhe një shtëpi në afërsi të punëtorisë.
Siç njofton Policia kantonale e Valisit, nuk ka asnjë të lënduar nga ky zjarr ndërsa personat e evakuuar tashmë janë kthyer në shtëpitë e tyre. Policia ka thënë mbrëmë po ashtu se aksioni për shuarjen e zjarrit mund të vazhdonte gjithë natën.
Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme. Për hetimin e shkaqeve të shpërthimit të zjarrit policia kërkon dëshmitarë.
Për shkak të tymit të shkaktuar nga ky zjarr, autostrada A9 në pjesën pranë fshatit Riddes është dashur të bllokohej përkohësisht.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës