Shkurt.ch

Zjarr i madh në tunelin e Simplonit

Rreth 50 zjarrfikës me makinerinë e nevojshme vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit

Një zjarr i madh ka kapluar tunelin e Simplonit, Zvicër, me ç`rast dhjetë vagona mallrash të një treni vazhdojnë të digjen që nga ora 6 e mëngjesit. Bëhet fjalë për vagonat me produkte të hekurit dhe të qeramikës që po transportoheshin nga Italia në Gjermani.

Tuneli i Simplonit vazhdon të mbahet i bllokuar. Po ashtu është e bllokuar edhe rruga mbi qafën e Siplonit, për shkak të tymit të dendur që del nga porta jugore e tunelit.

Rreth 50 zjarrfikës me makinerinë e nevojshme vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit. Por, temperaturat e larta të shkaktuara nga zjarri në tunel vështirësojnë punën e tyre. Për këtë arsye mbetet e paqartë se edhe sa do të vazhdojë bllokimi i tunelit, gjegjësisht shuarja e plotë e zjarrit.