Shkurt.ch

Zjarr: Evakuohen 35 banorë, 12 të plagosur

35 banorë nga Regensdorfit (ZH) janë evakuuar nga banesat e tyre natën e diel për shkak të një zjarri që kishte shpërthyer në bodrum. Edhe banorët e ndërtesës së afërme janë larguar si masë preventive. Aktualisht, dymbëdhjetë persona janë në spital, bëjnë të ditur mediet zvicerane.

Një kalimtar ka dhënë alarmin rreth orës 21:00 të dielën, kur vuri re tymin që dilte nga një bodrum. Mënjeherë zjarrfikësit të sapoardhur në vendngjarje kanë evakuar banorët e dymbëdhjetë apartamenteve me shkalle, tregoi për medie të hënën policia e Cyrihut.

Nëntë të rritur dhe tre fëmijë janë shtruar në spital për helmim të frymëmarrjes. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por një vepër penale nuk është i përjashtuar nga hetuesit. Dëmtimi është vlerësuar me një shumë prej 100.000 frangash.