Maqedonia

Ziadin Sela në Zvicër, takim me diasporën strugane

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për kryetar të komunës së Strugës do vijë në Zvicër me 30 shtator në një takim me struganët në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale në Maqedoni, që do të mbahen më 15 tetor 2017

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për kryetar të komunës së Strugës, Ziadin Sela, do të vijë të shtunën, më 30 shtator, një takim me struganët në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Maqedoni më 15 tetor 2017.

Aleanca për Shqiptarët fton bashkatdhetarë të marrin pjesë në takimin me diasporën strugane në kuadër të takimeve rregullta që organizohen me qytetarët. Takimi është i hapur dhe janë të mirëseardhur të gjithë adhuruesit e Selës pa dallim, njoftojnë shoqatat shqiptare të fshatrave të Strugës në Zvicër.

Bashkë me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët do të udhëtojë bartës i listës për këshilltar, Imer Imeri.

Takimi mbahët javën e ardhshme, të shtunën më 30 shtator, në ambientet e hotelit Töss, në rrugën Zürcherstrasse 106, në Winterthur duke filluar në ora 18.00.