Kosova
Zhvillimi shumëdimensional i Prizrenit si destinacion turistik
Drejtoresha për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Sevil Kazaz, shpalos për albinfo.ch strategjinë për zhvillimin e turizmit në Prizren
Që në vitin 2019, Komuna e Prizrenit ka hartuar strategji moderne për zhvillimin e turizmit, të mbështetur në praktikat e qëndrueshme të turizmit. Në fakt, kjo strategji është hartuar sipas modelit zviceran të St.Gallen-it për menaxhimin e destinacionit. Kjo strategji i ka dhënë fokus të veçantë edhe zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve të reja turistike nga sektori privat, si katalizator i destinacionit Prizren. Rritja e kohëzgjatjes së qëndrimit të turistëve, tërheqja e turistëve nga segmente të ndryshme dhe shpenzimi më shumë në destinacion, janë ndër shtyllat kryesore të këtij modeli, që përveç promovimit më të mirë destinacionit, ndikojnë drejtpërsëdrejti në ekonominë lokale, duke krijuar vende të reja pune.
Drejtoresha për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit, Sevil Kazaz, tregon për Albinfo.ch se fokusi i strategjisë për zhvillimin e turizmit të Prizrenit, që është hartuar në bashkëpunim me organizatën zvicerane Swisscontact, ka qenë tek zhvillimi i turizmit malor dhe rural. Pastaj zhvillimi i turizmit kulturor, zhvillimi i turizmit urban, aktivizimi i muzeumeve, shtimi i produkteve turistike, shtimi i ofertave turistike dhe shumë pika të tjera, janë pjesë e kësaj strategjie.
“Këto pika kanë bërë që Prizreni të ketë një zhvillim më të theksuar të turizmit, pasi qyteti ynë i ka të gjitha kushtet klimatike, gjeografike, natyrore etj”, thotë ajo.
Përse vendosi Komuna e Prizrenit të investojë në zhvillimin e Via Ferrata ‘Panorama’-s?
Komuna e Prizrenit vendosi të investojë në këtë produkt turistik jo vetëm sepse ky sport nxit adrenalinën tek sportdashësit, por edhe bën të mundur shijimin e bukurive të veçanta. Dhe, nga ana tjetër, falë këtij produkti, komuna ka pasur përfitim ekonomik, pasi që shumë turistë e kanë shfrytëzuar këtë produkt. Ai ka tërhequr shumë vizitorë dhe turistë, sidomos ata që merren me sporte ekstreme.
Çfarë rëndësie strategjike ka ky produkt për zhvillimin e turizmit në komunën tuaj?
Ky produkt ka rëndësi strategjike në zhvillimin e turizmit, sepse pozita e këtij produkti, lidhja me Prizrenin dhe rajonin e Reçanit u mundëson turistëve të njohin dhe të prekin destinacionet turistike që ofron Prizreni. Qëllim dhe prioritet i yni është që vizitori të qëndrojë më shumë në Prizren dhe të mos e ketë qytetin tonë vetëm si pikë referimi tranziti.
Prizreni është tashmë destinacion i turizmit kulturor dhe shpirtëror, po sa ka ndikuar në këtë destinacion zhvillimi i produkteve të turizmit në natyrë?
Zhvillimi i produkteve në natyrë dhe promovimi i tyre ka ndikuar që vende të reja të komunës sonë të njihen nga turistët vendorë dhe të huaj. Po kështu zhvillimi i produkteve në natyrë ka mundësuar që Komuna e Prizrenit të krijojë vende të reja apo destinacione të reja që i kanë bërë qytetaret të jenë të kënaqur dhe të ambientohen me natyrën si dhe ta respektojnë atë.
Viteve të kaluara, ne si drejtori kemi bërë investime në destinacionin e fshatit Korishë dhe kemi krijuar ambiente më të përshtatshme për vendësit e fshatit dhe për vizitorët, të cilët mund ta vizitojnë Korishën dhe Ujëvarën aty pranë.
Gjithashtu kemi krijuar ambientin tjetër në Jabllanicë të Prizrenit, ku gjendet edhe këndi i lojërave dhe vendi për piknik.
Fshati Nashec dhe Fshati Vlashnje janë në fokus të investimeve të fundit nga ana e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik.
Po ashtu këtë vit kalendarik Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik është në procedurë të implementimit të projektit tek Gurra e Poslishtit.
Gjithashtu jemi në diskutim dhe po dalim në terren për të verifikuar gjendjen faktike në rajonin e Zhupës për të implementuar projektin e shtigjeve për ecje në Lubinjë të Epërme dhe Lubinjë të Poshtme.
Vlen për t’u theksuar se prej dy vitesh, Drejtoria jonë vazhdimisht ka marrëveshje për organizim të kurseve për zejen e filigranit për t’i trajnuar të gjithë ata që janë të interesuar, në mënyrë që kjo zeje të mos shuhet.
Çfarë planesh keni për më tutje?
Në vijim jemi duke investuar edhe në produkte të reja turistike, si Pumptruck, një projekt në vijën buxhetore të planifikimit për Zhvillim të Turizmit Kulturor në Prizren. Po ashtu, jemi në fazën e aktivizimit të muzeve, projekte këto të parapara edhe në Strategjinë e Turizmit, siç është për shembull Muzeu i Dëshmorëve në Landovicë dhe ai i Nënë Terezes, por edhe po shqyrtojmë mundësitë për rritjen e numrit të muzeve dhe funksionalizimin e tyre në qytetin tonë.
Produktet e reja turistike
Në kuadër të strategjisë së komunës për turizmin, janë zhvilluar këto produkte turistike: Via Ferrata – Panorama; Paraglaid; Kajaku; Autokampi Downhill; Shtegu për çiklistë; Vende të reja pikniku.
Strategjia e turizmit, në bashkëpunim me Swisscontact
Fokusi i strategjisë për zhvillimin e turizmit të Prizrenit, që është hartuar në bashkëpunim me organizatën zvicerane Swisscontact, ka qenë tek zhvillimi i turizmit malor dhe rural. Pastaj zhvillimi i turizmit kulturor, zhvillimi i turizmit urban, aktivizimi i muzeumeve, shtimi i produkteve turistike.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve