Futboll
Zhegrova konfirmon largimin, Lille kërkon 40 milionë euro
Lille po kërkon 40 milionë euro për ta liruar sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova.
Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në verën e vitit të ardhshëm dhe ka paralajmëruar se nuk do ta vazhdojë atë.
Ish-sulmuesi i Baselit ka pasur formë të mirë këtë edicion me skuadrën franceze, transmeton albinfo.ch. Në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat, ai ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime.
Megjithatë, që nga dhjetori, Zhegrova po përballet me një lëndim. Ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka luajtur kundër Marseille më 14 dhjetor dhe nuk pritet të kthehet për disa javë.
Ndër skuadrat që po insistojnë në transferimin e tij janë Napoli dhe Juventusi. Interesim kanë shprehur gjithashtu Roma, Fulhami, Leipzigu dhe Borussia Dortmundi.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












