Lajme
Zhdukja e tenistes kineze Peng Shuai, enigmatike
Media shtetërore kineze publikoi një video tjetër të tenistes Peng Shuai, ku ajo shfaqet në një turne të rinjsh që po mbahet në Pekin.
Videoja në fjalë është e fundit që postohet nga drejtuesit e “Global Times”, që kanë deklaruar se është xhiruar nga një prej operatorëve të tyre në event.
Të shtunën gazeta publikoi një tjetër video, që e tregonte tenisten teksa konsumonte një vakt në një restorant të Pekinit.
Qeveria kineze është përballur në ditët e fundit me thirrje të shumta nga Perëndimi mbi gjendjen e sportistes, e cila u zhduk pas një postimi të datës 2 nëntor në rrjetet sociale, ku akuzonte ish-zëvendëskryeministrin Zhang Gaoli për ngacmim seksual.
Kryetari i Federatës së Tenisit për Femra, Steve Simon, doli të shtunën me një deklaratë që vinte në dyshim lirinë e Peng, pas publikimit të videos në restorant.
“Edhe pse është pozitive ta shohësh, mbetet e paqartë nëse ajo është e lirë të marrë vendime dhe të kryejë veprime pa një ndikim të jashtëm”, deklaroi Simon, duke shtuar se vetëm videoja nuk mjafton.
Episodi ka futur në një tension politik Pekinin, që po bëhet gati të presë Lojërat Olimpike Dimërore, që mbahen në shkurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












