Bota

203 refugjatë afrikanë zhduken pa gjurmë në Mesdhe

Në dy barka ndodheshin më shumë se 210 refugjatë, prej të cilëve kanë mbijetuar vetëm nëntë

Një barkë gome në të cilën gjendeshin 203 refugjatë nga Afrika është zhdukur pa gjurë në ujërat e Mesdheut, në afërsi të ishullit italian Lampedusa. UNHCR ka bërë këtë njoftim duke u mbështetir në të dhënat e të mbijetuarve. Ishin tri barka gome përplot me refugjatë të cilat ishin nisur në të njëjtën kohë.

Në njërën prej tye, të hënën kanë vdekur nga ngrirja 29 refgjatë. Në dy të tjerat ndodheshin më shumë se 210 refugjatë, prej të cilëve kanë mbijetuar vetëm nëntë, ka thënë për mediet italiane një zëdhënëse e UNHCR-së. Këta janë shpëtuar pasi kishin kaluar katër ditë në det të hapur ndërsa 203 të tjerët ishin përpirë nga deti, duke shkaktuar kështu edhe një tragjedi të rëndë të refugjatëve pas disa prej tyre që kanë ndodhur në Mesdhe kohëve të fundit.

Vetë ishulli Lampedusa është bërë sinonim për tragjeditë me anije të refugjatëve, kur, në tetor të vitit 2013 kishin humbur jetën më shumë se 350 refugjatë afrikanë.

Kjo pati shtyrë Italinë të niste misionin e saj të shpëtimit përmes marinës së saj, “Mare Nostrum”. Mision ky që së fundi është zëvendësuar me atë “Triton” masat e të cilit janë treguar të pamjaftueshme për dimensionet e problemit me refugjatët që ia müesyjnë Evropës pe¨rmes Mesdheut.