Lajme
Zharku jep sinjal: nuk dorëzohem
Ish-prefekti i Kaçanikut, Xhabir Zharku nëpërmjet një e-maili thotë se gjykata e EULEX-it ka marrë vendim arbitrar ndaj tij, prandaj nuk e ka ndërmend ta respektojë
Ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku është lajmëruar nëpërmjet një letre, duke treguar se është shëndosh e mirë, por se nuk e ka ndërmjet të lajmërohet tek organet e rendit për të vuajtur dënimin. Ai thotë se vendimi ndaj tij ka qenë subjektiv, prandaj edhe nuk e ka ndërmend ta respektoj.
Ish-prefekti i Kaçanikut, nëpërmjet një e-maili dërguar nga Mërgim Zharku, thotë se gjykata e EULEX-it ka marrë vendim arbitrar ndaj tij, prandaj edhe nuk do ta respektoj.
“Të nderuar qytetarë ndjejë për obligim moral të bëjë një sqarim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës komunale për vuajtën e dënimit politik nga gjykata supreme e përbërë nga gjykatës të EULEX-it si dhe një gjykatës vendor sa për formalitet. Kam marrë vendim për mos zbatimin e vendimit të gjykatës”, thotë ai në letër.
Zharku, i cili është konsideruar si prefekti më kontrovers në Kosovë, thotë se ditëve të fundit ka siguruar prova të reja dhe të njëjtat ka provuar t’i paraqes para gjyqësorit vendor si dhe atij te EULEX-sit, por ka qenë e pamundur që të bëjmë këtë ngase ky vendim është politik dhe me porosi.
Ai thotë ka bërë përpjekje për t’i takuar autoritetet e EULEX-it që t’ua shpjegojë faktet se vendimi ndaj tij ka qenë i montuar, por tha se ka qenë e pamundur. Zharku kërkon që lënda të kthehet në rigjykim me qëllim që, procesi gjyqësor, sipas tij, të jetë i paanshëm dhe vendimi të jetë objektiv.
“Për momentin faktet qe i posedoj nuk do t’i publikoj, për t’i ruajtur si prova materiale, por nëse EULEX-i dhe drejtësia vendore nuk merr masa unë jam i detyruar të publikoj fakte në lidhje me këtë raste dhe raste të tjera të cilat edhe mund të ngritin në masë të lartë revoltën e qytetarëve ku edhe mund të prodhoj pasoja të pa riparueshme”, konsideron Zharku.
Ish prefekti i Kaçanikut ka publikuar edhe fjalën palën mbrojtëse, për të cilën thotë se kishte pas dëshirë ta publikojë gjatë procesit gjyqësor.
Xhabir Zharku, ish-komandat rajonal i UÇK-së dhe me pas dy mandate kryetar i Komunës së Kaçanikut, është dënuar me tri vjet heqje lire, nën akuzat për shtrëngim dhe zhvarje. Ai është dashur që tri ditë më parë të lajmërohet tek organet e rendit për vuajtjen e dënimit por se është arratisur.
Kundër Zharkut është lëshuar fletarrest nga Gjykata Komunale e Kaçanikut, ndërsa policia e Kosovës po i heton të gjitha vendet e mundshme ku ai mund të fshihet. Mirëpo Zharku ka edhe nënshtetësi suedezi dhe ai mund të jetë arratisur për në Skandinavi. Kundër tij do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar.
“Unë i quajturi Xhabir Zharku e konsideroi veten plotësisht te pafajshëm, sepse i tillë ndihem edhe në veprimtarinë time edhe në shpirt. Prandaj kërkojë të më jepet pafajësia ime e plotë. Nderim dhe respekt për të gjithë ata që mbrojnë drejtuesin dhe vetëm drejtësinë, për të gjithë ata që bëjnë drejtësi dhe vetëm drejtësi”, thotë në fund Xharku në letrën e tij dërguar medieve.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje