Kosova

Zgjerohet pista në Aeroportin “Adem Jashari”

Pista e aeroportit të Prishtinës do të rritet nga 2500 në 3000 metra, prandaj për të parë dinamikën e punimeve, sot në inspektim shkoi ministri i Infrastrukturës, së Kosovës, Pal Lekaj.

Aty Lekaj bëri të ditur se gjithë koston e këtij projekti do ta mbulojë Qeveria e Kosovës me 32 milionë euro që do të paguhen në tre këste, raporton “Klan Kosova”.

Në këtë mënyrë pista do të jetë më e madhe, dhe pritet që të ketë më shumë udhëtarë, derisa për këtë vit, shifra pritet të shkojë deri në 2 milionë udhëtarë, përcjell albinfo.ch.