Lajme
Zgjerohet autorizimi për përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunit në BE

Komisioni Evropian ka zgjeruar sot autorizimin e vaksinës kundër lisë (Imvanex) për adoleshentët e moshës 12 deri në 17 vjeç.
“Megjithëse rreziku i përgjithshëm për t’u infektuar me virusin e lisë për popullatën e përgjithshme të BE-së mbetet i ulët, ne po punojmë vazhdimisht në nivel të BE-së për të siguruar gatishmëri të lartë”, tha komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.
Vaksina Imvanex është e vetmja vaksinë kundër lisë e autorizuar aktualisht në BE, së bashku me një trajtimin antiviral (Tecovirimat SIGA).
Autorizimi bazohet në rekomandimin e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA), e cila vlerësoi se vaksina ishte efektive dhe e sigurt për këtë grupmoshë.
Vaksina Imvanex u autorizua për herë të parë në BE në vitin 2013 – për të mbrojtur të rriturit kundër lisë, përpara se autorizimi i saj të zgjerohej për të mbrojtur të rriturit kundër virusit në 2022.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e vaksinës, veçanërisht për Afrikën, EMA i dha prioritet të lartë vlerësimit të zgjerimit të autorizimit të vaksinës tek adoleshentët”, tha Komisioni Evropian.
“Vetëm përmes bashkëpunimit global ne do të jemi në gjendje të kapërcejmë urgjencat shëndetësore”, tha Kyriakides.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim Komiteti i referendumit “Jo Ligjit për e-ID” ka njoftuar të hënën se ka mbledhur mbi 60,000...
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Gjeneva e shqetësuar për abuzimin e shurupit me kodeinë nga adoleshentët