Integrimi
Zgjedhjet në Suedi, në mesin e kandidatëve, 6 shqiptarë
Në zgjedhjet parlamentare në Suedi që zhvillohen të dielën, më 14 shtator, konkurrojnë edhe 6 kandidatë shqiptarë nga parti të ndryshme politike.
Në Suedi janë të hapura qendrat e votimit për zgjedhjen e 349 deputetëve të përbërjes së re të Parlamentit të Suedisë. Këtë herë edhe komuniteti shqiptar mund të votojë për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin suedez.
Janë 6 kandidatë shqiptarë, të cilët garojnë në këto zgjedhje parlamentare.
Bëhet fjalë për Adnan Dibranin, Arba Kokallarin, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Eriksson dhe Shkurte Xhemajli.
Adnan Dibrani nga Varbergu i Suedisë, një i ri me prejardhje nga Mitrovica, në vitin 2010 për herë të parë është zgjedhur deputet në Parlamentin e Suedisë, duke u bërë suedezo-shqiptari i parë që hyn në këtë parlament.
Sot ai është kandidat për partinë më të madhe në vend, Partinë Socialdemokrate dhe synon mandatin e dytë për Parlamentin suedez në regjionin e Hallandit.
E drejta e shqiptarëve të Suedisë për të votuar përcaktohet nga të dhënat në regjistrin e popullatës së organeve tatimore (Skatteverket) 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Shqiptarët në Suedi kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet parlamentare nëse kanë nënshtetësi suedeze dhe janë apo kanë qenë të evidentuar në regjistrin e popullsisë në Suedi.
Opozita, e udhëhequr nga Stefan Lofven i Partisë Social Demokrate, prej kohësh ka qenë e favorizuar prej sondazheve, por hapësira është ngushtuar javën e fundit, pasi disa prej votuesve duket se kanë vendosur të mbështesin sërish qeverinë e qendrës së djathtë të udhëhequr nga kryeministri Fredrik Rainfeld.
Në fokus te debateve parazgjedhore kanë qenë sistemi arsimor, sidomos ai i nivelit të ulët.
Çështje të tjera të ndjeshme janë edhe financat dhe politika e jashtme.
Në zgjedhjet e së dielës votohet edhe për delegatët e 20 parlamenteve rajonale dhe të 290 kuvendeve komunale.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut