Lajme
Zgjedhjet në SHBA, si mbeti nëntori dhe dita e martë ditë e zgjedhjeve?
Në shumicën e vendeve të botës zgjedhjet zakonisht zhvillohen gjatë fundjavës dhe në stinë të ndryshme të vitit.
Por në Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet për president çdo katër vjet dhe ato për Kongresin çdo dy vjet. Ato mbahen gjithmonë të martën, ose një ditë pas të hënës së parë të nëntorit.
Kjo traditë ka filluar në vitin 1845. Arsyeja është se amerikanët e shekullit të 19-të, shumë prej të cilëve fermerë, ishin tepër të zënë me punët e bujqësisë.
Në muajin nëntor, puna në fusha lehtësohej pak, sepse prodhimi ishte korrur para se të fillonin ngricat.
Meqenëse të dielat rezervoheshin për vizitat nëpër kisha, si ditë më e përshtatshme mbetej e marta sepse shumë njerëzve u duhej një ditë për të shkuar në qendrat e votimit me kalë apo me karrocë.
Ndërsa ditën e mërkurë fermerëve u duhej të shkonin në treg për të shitur prodhimin.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli Gjithnjë e më shumë energji elektrike e përdorur në Zvicër vjen nga energjia diellore. Shifrat nga...
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë
-
Thirrje për kujdes në blerjen e vinjetës së autostradës në Zvicër