Bota
Zgjedhjet në Kroaci: Prin partia në pushtet
Pas numërimit të 31.7 për qind të fletëve të votimit, HDZ ka marrë 37.3 për qind të votave ose 65 nga 151 vendet në parlament
Sot janë zhvilluar zgjedhjet nacionale në Kroaci.
Pas numërimit të 31.7 për qind të fletëve të votimit, partia në pushtet, HDZ së bashku me katër aleatët e saj morën 37.3 për qind të votave ose 65 nga 151 vendet parlamentare në “Sabor”, parlamentin kroat, trasnmeton albinfo.ch. Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror Zgjedhor në Zagreb.
Sipas këtyre shifrave, aleanca opozitare e majtë-liberale Rijeke Pravde (Lumenjtë e Drejtësisë) doli në vendin e dytë me 41 mandate dhe 26.1 për qind të votave, shkruan srf.ch duke ju referuar burimeve kroate. Aleanca është e afërt me presidentin Zoran Milanovic.
Partia nacionaliste e djathtë Domovinski Pokret (Lëvizja për Atdheun) zuri vendin e tretë me 10 mandate, që korrespondojnë me 6.4 për qind të votave.
Edhe sipas sondazheve të votuesve, partia e djathtë HDZ e kryeministrit Andrej Plenkoviç kishte dalë e para.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën