Lajme

Zgjedhjet në Kosovë: Procedurat e votimit përmes postës për diasporën

Derisa qytetarët e Kosovës më 14 shkurt do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme, kosovarët që jetojnë në diasporë e të cilët nuk do të mund të marrin pjesë fizikisht në këto zgjedhje, do të kenë mundësinë e votimit përmes postës, shkruan Albinfo.ch.

Por, një gjë shumë e rëndësishme në këtë proces është përfillja e afateve kohore, duke qenë se çfarëdo vote e dërguar pas këtij afati do të shpallet e pavlefshme.

Në vijim ju sjellim afatet kohore dhe mënyrën e regjistrimit, shkarkimit të formularëve e votimit përmes postës.

Për të votuar përmes postës duhet të regjistroheni.

Afati i vendosur për regjistrim nga ana e KQZ-së është nga 13 janar deri më 21 janar.

Si mund të regjistrohesh?

1. Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës, i cili do të publikohet në web-faqen e KQZ-së:
www.kqz-ks.org

2. Bashkangjit dokumentet mbështetëse (kartë identiteti ose pasaportë të Rep. së Kosovës)

3. Fotografojeni formularin e aplikimit, bashkë me dokumentet për regjistrim dhe dërgojeni në një nga adresat e mëposhtme
Email:
[email protected]
[email protected]

Disa ditë pas regjistrimit KQZ do të konfirmojë regjistrimin tuaj dhe ju do t’i pranoni fletëvotimet.

Formulari dhe shpjegimet e mëtutjeshme mund të gjenden në linkun:
https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/