Kosova: vota e diasporës
Zgjedhjet në Kosovë, më 11 ose 18 qershor
Përfaqësuesit e partive parlamentare në Kosovë janë pajtuar, të enjten, që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend të mbahen më 11 përkatësisht, 18 qershor
Një ditë pasi Kuvendi i Kosovës rrëzoi qeverinë me anën të mocionit të mosbesimit, presidenti Hashim Thaçi ka ftuar në një takim konsultativ përfaqësuesit e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas deklarimeve që dolën nga ky takim, ku nuk ishte përfaqësuesi i LDK-së, mbet si opsion data 11 ose 18 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, dita kur duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të jetë ditë e diel, dhe jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit. Hashim Thaçi dje me vendim ligjor, ka shpërndarë Kuvendin.
“Në përcaktimin e datës së zgjedhjeve duhet të marrim parasysh të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shprehur i gatshëm të organizojë zgjedhjet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi, i cili mbetet optimist për zgjedhje të lira e demokratike.
Kosova, siç tha Thaçi, ka instaluar traditën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të suksesshme. Sipas tij, edhe zgjedhjet e ardhshme duhet të dëshmojmë këtë dhe të sigurojmë një proces elektoral të besueshëm dhe të pranueshëm nga të gjithë.
Ndryshe në takimin e sot të ftuar nga president Hashim Thaçi, nuk mori pjesë vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar se nuk e njeh Thaçin si president të vendit. Ndërsa për herë të parë në takimin e ftuar nga Thaçi morën pjesë përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe NISMA.
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?