Bota
Zgjedhjet në 18 shtete u hakuan vitin e shkuar
Zgjedhjet në 18 shtete ishin ndikuar nga kampanjat me dezinformata vitin e shkuar, ka nxjerrë një studim i ri.
“Freedom House” ka hulumtuar në diskursin online të ndikuar nga qeveria, nga robotë të ndryshëm dhe nga kampanjat e paguara.
Në total, 30 qeveri ishin shumë aktive në përdorimin e rrjeteve sociale për të parandaluar mospajtimin te njerëzit, thuhet në një raport. Sipas këtij raporti, edukimi i përdoruesve për të parandaluar lajmet e rreme mund të parandalojë manipulimet.
Raporti i rregullt hulumtoi internetin në rreth 65 kombe, duke mbuluar 87 për qind të rrjetit të popullatës në botë.
Për të shtatin vit me radhë liria e internetit ka rënë shumë për shkak të qeverive që përpiqeshin të kontrollonin atë se çfarë po e bënin qytetarët ‘online’.
Taktikat më të shpeshta për të ndikuar në fjalimet online ishin:
1. Robotë automatikë që rritnin (shpërndanin) mesazhet zyrtare
2. Komentues të paguar që të mbushnin postimet me komente pozitive
3. Lajmet e rreme përmes uebfaqeve të ndryshme
4. Ngacmimi me sulme personale ndaj kritikëve
Sanja Kelly nga “Freedom of the Net” ka thënë se Kina dhe Rusia ishin pionierë të shpërndarjes së kontrollimit të internetit, me teknikat që tashmë janë bërë të famshme në botë. Sipas këtij raporti, Turqia, Filipinet, Siria dhe Etiopia tani i përdorin me të madhe ato.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik