Tematike
Zgjedhjet federale : tani tetë muaj (1)
Tani tetë muaj, ditë pas dite, populli zviceran dhe kantonet do të duhet ta rizgjedhin Parlamentin federal.
Në një seri të shkrimeve që fillojnë sot do të tentoj t’i prezantoj çështjet me rëndësi si dhe t’i fiksoj momentet vendimtare të këtij takimi katërvjeçar.Kronika ime e parë i kushtohet një përshkrimi të institucioneve.
Parlamenti zviceran është i përbërë nga dy dhoma, me pushtet të barabartë: Këshilli Nacional dhe Këshilli i Shteteve.
A. Këshilli Nacional
Këshilli Nacional grumbullon 200 deputetë. Karriget janë të shpërndara në mes të kantoneve, sipas peshës së tyre të popullatës rezidente permanente të Zvicrës, të bazuar në regjistrimin zyrtar.Gjashtë kantonet e Zvicrës romande (Vaud, Genève, Valais, Fribourg, Neuchâtel e Jura) dërgojnë në Bernë 50 deputetë, Zvicra italiane 8 si dhe Zvicra gjermanike 142.Zgjedhjet kryhen në kantone dhe partitë e ndryshme politike i ndajnë numrin e karrigeve sipas fuqisë së tyre zgjedhore respektive.
Pasi të jetë zgjedhur në Bernë, deputeti i bashkohet grupit të tij parlamentar. Në momentin aktual ekzistojnë gjashtë grupe në Këshillin Nacional (i ashtuquajtur edhe “Dhoma u ulët” për arsye të vendndodhjes mbrenda Pallatit federal).
B. Këshilli i Shtetit
Dhoma e dytë e Parlamentit quhet Këshilli i Shteteve. Këshilli i Shteteve emërohet po ashtu “Dhoma e lartë”. Çdo “shtet”, ose çdo kanton (gjysmëkantonet disponojnë me nga një ulëse) dërgon dy anëtarë në suaza të kësaj instance. Kjo e fundit përbëhet nga 46 ulëse dhe i ka të njëjtat prerogativa sikurse Këshilli Nacional.
Sistemi zgjedhor ose data e zgjedhjes, për shembull, është kompetencë e kantoneve. Disa kantone kanë zgjedhur sistemin proporcional, disa të tjerë – shumica e madhe e tyre – e kanë zgjedhur sistemin e shumicës. Së fundi, shumica e kantoneve e kanë fiksuar datën e zgjedhjeve po të njëjtën me zgjedhjet e Këshillit Nacional.
C. Kuvendi federal
Pasi të konstituohen dy dhomat federale, ato së bashku përbëjnë Kuvendin federal, si një instancë supreme e sistemit politik zviceran. Ai përqëndron pushtetet zgjedhore themelore, sepse e bën zgjedhjen e Këshillit federal (ekzekutivit), Shanselerinë (shefi i administratës i Këshillit federal) si dhe anëtarët e Gjykatës Federale.
Me fjalë të tjera, Kuvendi federal i emëron bartësit e pushteteve të ndryshme ekzekutive dhe juridike.
Ai ushtron po ashtu një kompetencë të madhe financiare, sepse i fikson për çdo vit shpenzimet e Konfederatës, me votimin e buxhetit (gjatë sesionit dimëror) si dhe aprovimin e llogarive (sesioni veror).
Jashtë vendimeve të lartpërmendura, dy dhomat debatojnë.
Në kronikën time të ardhshme, do t’i prezantoj forcat e ndryshme politike që do të ballafaqohen në zgjedhjet federale më 23 tetor 2011.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025