Tematike
Zgjedhjet federale 2011: Partitë politike në gara (2)
Në shkrimin e parë të një serie kushtuar zgjedhjeve të ardhshme federale, i prezantova specifikat e sistemit parlamentar zviceran. Në shkrimin e dytë do ta përshkruaj evoluimin e forcave politike si dhe do t’ i theksoj tendencat e fundit.
Partitë qeveritare
Zvicra është e udhëhequr nga një kolegjium prej 7 anëtarëve. Aktualisht 5 parti janë të përfaqësuara në Qeveri: Partia Socialiste (PS-SP) si dhe Partia Liberale-Radikale (PLR-FDP), secila me nga dy anëtarë; Unioni Demokratik i Qendrës (UDC-SVP), Partia Demo-Kristiane (PDC-CVP) dhe Partia Borgjeze Demokratike (PBD-BDP), secila me nga një anëtar.
UDC-SVP është partia qeveritare e cila gjendet në krahun më të djathtë të skenës politike, kurse PS-SP është në krahun më të majtë. PLR-FDP, PDC-CVP si dhe PBD-BDP janë partitë e qendrës së djathtë.
Nëse e shikojmë evoluimin e zgjedhjeve të Këshillit nacional (zgjedhje me sistem proporcional) të katërdhjetë vjetëve të fundit, konstatojmë se raporti i forcave mes të majtës dhe të djathtës në Zvicër është mjaft stabil (shiko tabelën e mëposhtme, marrë nga sëissinfo si dhe bazuar në shifrat e Zyrës Federale të Statistikës).
Ndërsa, brenda çdo kampi ndodhin rikomponime.
Në formacionet e djathta, UDC-SVP pothuajse e ka trefishuar skorin e tij, duke kaluar nga 10 në afro 30% të votave. Kurse në të njëjtën kohë, PLR-FDP si dhe PDC-CVP kanë kaluar nën 20%. Në formacionet e majta, më 2003 PS-SP peshonte tri herë më shumë se të Gjelbërtit. Më 2007 dallimi është zvogëluar dukshëm (10 % të Gjelbër dhe 20% për PS-SP).
Tendencat aktuale 7 muaj para zgjedhjeve të ardhshme
Prezantimi i partive të ndryshme është një gjë relativisht e vështirë në politikën e Zvicrës për arsye të federalizimit. Në fakt, ekziston një laramani e madhe brenda partive kombëtare, sipas rajoneve dhe nganjëherë edhe brenda një kantoni.
Mirëpo, 10 vjetët e fundit vërejmë një lloj centralizimi. Partitë federale bëjnë çmos për të nxjerrë një diskurs të përbashkët dhe të jenë të njëzëshme.
Sipas sondazheve të fundit, të cilat duhet marrë me rezervë, sepse janë të atypëratyshme, tendencat janë këto:
– UDC-SVP, e cila ka qenë e përballur me një disidencë me krijimin e PBD-BDP, do të duhej ta konfirmojë, ose edhe ta tejkalojë skorin shumë të lartë të vitit 2007.
– PS-SP, e cila ka qenë humbëse e madhe më 2003, siç duket nuk ka arritur ende ta ndërrojë situatën dhe do të duhet të luftojë, veçanërisht në Zvicrën gjermane, për t’i mbrojtur pozitat e saj.
– PLR-FDP mund të shpresojë ta ndërpresë zbritjen e saj të filluar 30 vjet më herët, kurse PDC-CVP, e cila e pati ndërprerë hemorragjinë e 2007-ës, luan me të madhe.
– Të Gjelbërtit, të cilët nuk janë në Këshillin federal, shpresojnë ta tejkalojnë 10%.
Sidoqoftë, rezultatet e zgjedhjeve të 23 tetorit 2011 do të ushtrojnë një ndikim të madh në zgjedhjen e Këshillit federal, i cili do të mbahet 52 ditë më vonë, ose më 14 dhjetor 2011.
Kjo do të jetë tema e shkrimit tonë të ardhshëm.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?