Integrimi
Zgjedhjet e 2 prillit, sollën katër shqiptarë në Parlamentin e Kantonit të Gjenevës
Të dielën që shkoi, më 2 prill 2023, u mbajtën zgjedhjet për Këshillin e Madh të Parlamentit dhe për ekzekutivin e Kantonit të Gjenevës. Një rëndësi të veçantë këto zgjedhje këtë vit patën edhe për komunitetin e këtushëm shqiptar, shkruan albinfo.ch.
Arsyeja për këtë është se, sikur asnjëherë më parë, u zgjodhën 4 politikanë të rinj nga ky komunitet. Në mesin e 100 personave që kanë zënë vend në Këshillin e Madh të Parlamentit të Kantonit të Gjenevës, numri prej 4 emrash e mbiemrash shqiptarë është mjaft i madh.
Ne kemi marrë prononcimet e politikanëve të zgjedhur të dielën për Këshillin e Madh të Kantonit të Gjenevës.
Politikania shqiptare, Xhevrie Osmani ka fituar sërish edhe një mandat si deputete në Parlamentin e Kantonit të Gjenevës (Këshilli i Madh i Kantonit) në zgjedhjet e 2 prillit 2023 në këtë kanton zviceran. Duke qenë politikania e parë me rrënjë shqiptare që ka fituar ulëse në Kuvendin e Kantonit të Gjenevës, meritor për këtë mbase janë bashkatdhetarët, e të cilët i kanë dhënë përkrahje në garën elektorale kandidatëve me emra shqiptarë, njofton Albinfo.ch.
Theksojme se Xhevrie OSMANI ka qenë aktive ne politikë prej vitit 2015-të ku ishte këshilltare komunale në njërën nga Komunat me të mëdha dhe dinamike te Gjenevës, Meyrinit.
Ky mandat i dytë i saj si Deputete e Kantonit te Gjenevës ka konfirmuar se rezultatet e saja ishin bindëse për elektoratin, i cili i besoi edhe këtë mandat të ri.
Këta të fundit ishin të kënaqur me rezultatet e angazhimet e saja, gjatë gjithë mandatit të saj të parë 5 vjecar! Dhe në këtë drejtim, ja vlen të cekët se ishte e para deputete shqiptare në historinë e Gjenevës!
Për besimin që votuesit i dhanë Xhevries kan qenë bindja se ajo ishte forcë propozimi i shum projektligjëve që u votuan dhe do mbetet forcë ne interes të popullatës edhe në vazhdim.
Xhevrie Osmani është me rrënjë nga Gjilani i Kosovës, migroi së bashku me prindërit e saj në Gjenevë të Zvicrës, qysh si fëmijë.
Ajo, në këtë qytet të njohur të diplomacisë ndërkombëtare përfundoi me sukses të gjitha nivelet e shkollimit.
Përkushtimi i saj në punë u kurorëzua me diplomim në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit shtetëror të Gjenevës.
Politikani nga Partia Socialiste PS: Leonard Ferati është hera e parë që ka konkuruar në këto zgjedhje dhe që ka fituar një mandat në Këshillin e Madh të Parlamentit të Kantonit të Gjenevës.
“Këto zgjedhje janë rezultat i punës në terren që po zhvillohet prej disa vitesh. Do të doja të përfitoja nga ky deklarim për të shprehur mirënjohjen time për ata që morën mundimin të votonin për mua, veçanërisht familjen dhe miqtë e mi”, thotë politikani me rrënjë shqiptare, Leonard Ferati, shkruan albinfo.ch.
Befasi e këtyre zgjedhjeve janë dhe dy emrat e zgjedhur shqiptarë në lëvizjen e djathtë populiste MCG (Mouvement Citoyen Genevois – Lëvizja Qytetare Gjenevase), shkruan albinfo.ch.
Bëhet fjalë për Skender Salihin dhe Arber Jahja, të cilët vijnë për herë të parë në këtë pozitë.
13 kandidatë me origjinë shqiptare kishin konkurruar në zgjedhjet kantonale për deputetë për këshillin e madh të Gjenevës (Grand Conseill).
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha