Kosova
Zgjedhja e Trumpit, mundësi e re për Kosovën
Zgjedhja e Donald Trumpit president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mundësi pozitive për Kosovën dhe rajonin, pasi do të sjellë një energji të re, thotë Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai thekson se Kosova ka pasur historikisht marrëdhënie të forta me të dyja administratat amerikane, kështu që qasja e presidentit Trump ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë.
“Po, mendoj se është lajm i mirë për Kosovën, por edhe për komunitetin ndërkombëtar, në përgjithësi, sepse fundja, para së gjithash, ky është vullnet i shprehur lirshëm i qytetarëve amerikanë. Rrjedha e deritashme, respektivisht Qeveria (Joe) Biden si duket nuk ka qenë në nivelin e energjisë që i duhet një shteti të fuqishëm siç është SHBA-ja dhe domosdo mendoj se ka pasur nevojë për një ridinamizim të proceseve dhe për një ridimensionim të raportit të SHBA-së me vendet e tjera. Dhe, dua të besoj që ky është një moment shumë i mirë, jo vetëm për amerikanët, por për mbarë botën”, ka thënë ai.
Tutje ka shtuar se pritet të sjellë një energji të re për Kosovën.
“Dhe, mbi këtë bazë, unë dua të besoj se administrata e re, Trump, do të sjellë energji të reja, do të ridinamizojë procesin dhe nuk kam asnjë dilemë – që jo vetëm Kosovën, por gjithë Ballkanin do ta drejtojë nga evropianizimi ekonomik i tij”, ka thënë Hoti./REL
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat Nëse tashmë keni një punë në Zvicër, ose jeni duke kërkuar një të tillë, mund të...
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?
-
Vendpushimet e skive zvicerane regjistrojnë numër rekord vizitorësh
-
Transport publik falas për të rinjtë në Gjenevë