Shkurt.ch

Zgjatet shërbimi civil në Zvicër

Nëse e refuzoni shërbimin e obliguar ushtarak atëherë duhet ta kryeni atë civil në kohëzgjatje prej 468 ditëve

Shërbimi civil në Zvicër nuk do të jetë më në kohëzgjatje prej 390 ditëve por 468 ditë

Kështu ka vendosur Parlamenti Federal i Zvicres, me qëllim që shërbimi civil të mos jetë më atraktiv sesa shërbimin ushtarak për të rinjt.

Parlamenti Federal miratoi një mocion për rritjen e kohëzgjatjes së shërbimit civil në krahasim me shërbimin ushtarak. Shërbim ushtarak zgjatë në Zvicër 260 ditë ndërsa ai civil do të jetë 468 ditë.

Gjatë muajit janar 2011, një kërkesë për të kryer shërbimin civil, e kanë bërë 918 persona.

Kjo tregon se deri tash askush nuk ndërmarr asgjë për të zbehur interesim e të rinjve për te kryer shërbimin civil e jo ata ushtarak.

Dhjetorin e kaluar, Parlamenti Federal kishte vendosur për kritere shtesë për të vështirësuar pranimin e rekrutëve në shërbimin civil.

Këtë pranverë kanë ndryshuar kriteret e aplikimit. Tash e tutje, formularin i aplikimit për shërbimin civil nuk është në dispozicion online, por të rinj duhet të aplikojnë personalisht.