Lajme
Zëvendësministrja Gashi priti në takim studentët nga Universiteti i Vjenës
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka takuar sot për një bashkëbisedim një grup studentësh të Universitetit të Vjenës, nga 19 shtete të ndryshme të botës, të cilët janë duke e zhvilluar një vizitë studimore në Kosovë, transmeton albinfo.at.
Zëvendësministrja Gashi i falënderoi studentët, të cilët kanë zgjedhur Kosovën si destinacion për ta realizuar këtë vizitë studimore dhe interesimit që kanë shfaqur për vendin tonë.
Gjatë bashkëbisedimit zëvendësministrja Gashi fillimisht i informoi studentët me rrugëtimin dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës deri në konsolidimin e shtetit. Gashi vuri në pah edhe progresin të cilin e ka arritur Kosova ndër vite, marrëdhëniet e mira bilaterale me partnerët tanë si dhe diskutoi për prioritetet dhe orientimin strategjik të Republikës së Kosovës për integrim në strukturat euroatlantike dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Ndër të tjera, zëvendësministrja Gashi para studentëve foli edhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën e sigurisë, të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në institucionet e vendit, bashkëjetesën fetare si dhe vlerësimet e organizatave ndërkombëtare të cilat e kanë renditur Kosovën si vendin më demokratik në rajon.
Ajo gjithashtu iu është përgjigjur pyetjeve të shumta, të cilët i drejtuan studentët. /Albinfo.at
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik