Lajme

Shteti më i suksesshëm evropian ndaj Covid, zero vdekje më 2021

Në fund të muajit janar thuhej se Zelanda e Re, Vietnami dhe Tajvani ishin vendet që e kishin menaxhuar më mirë pandeminë. Por, BBC në një artikull të fundit, veçon një rast suksesi në Evropë. Kjo medie shkruan për shtetin e Islandës, si store sukesisi në menaxhimin e pandemisë, transmeton albinfo.ch.

Vendi nordik, me më pak se gjysmë milioni banorë, e ka mposhtur pothuajse virusin. Vetëm 6119 raste që nga nisja e pa ndemisë dhe 29 viktima ka gjithsej. Për më tepër, gjatë këtij viti nuk është regjistruar ende asnjë viktimë, thonë autoritetet islandeze.

Me rreth 20 raste të reja në ditë, të rinjtë argëtohen nëpër karaoke dhe restorante. Theksohet se edhe koncertet janë rikthyer në Islandë.

Një nga arsyet e suksesit, sipas epidemiologut kryesor të Islandës, Thorolfur Gudnason, është parapërgatitja: “Unë kam 15 vjet që përgatitesha për këtë pandemi. Menjëherë sa u lëshua alarmi nëpër botë, e dinim se çfarë duhet të bënim. Testuam shumë, shmangëm kontaktet dhe izoluam të gjithë të infektuarit. E bëmë këtë gjë që nga dita e parë”.

Gjithashtu, çdo person që hyn në Islandë, testohet dhe duhet të qëndrojë i karantinuar për një periudhë të caktuar kohore. /Albinfo.ch