Shkurt.ch

Zero tolerancë për martesat me detyrim

Nëse një martesë është lidhur nën detyrim, ajo duhet të ketë mundësi të anulohet në çdo kohë nga gjyqet e Zvicrës

Komisioni për politikë shtetërore i Dhomës së kantoneve të Parlamentit të Zvicrës, ashtu sikurse më parë edhe Dhoma Nacionale, është zotuar që në Zvicër të mos tolerohen më martesat e bëra me detyrim.

Por, komisioni i përmendur, do të shkojë edhe një hap më tutje: sipas tij, nëse një martesë është lidhur nën detyrim, ajo duhet të ketë mundësi të anulohet në çdo kohë nga gjyqet e Zvicrës.

Komisioni, me 10 vota pro dhe 2 kundër e autorizon Dhomën e kantoneve që martesat e bëra me detyrim të mund të shpallen të pavlefshme për nga detyra zyrtare, madje edhe kur të martuarit tregojnë vullnet që ta vazhdojnë jetën bashkëshortore.

Kështu, komisioni nuk dëshiron që t`i lihet vlerësimit të gjykatës për të gjykuar nëse një martesë e bërë me detyrim mund të vazhdojë me vullnetin e palëve.

Me të renë, nuk do të tolerohen më as martesat me të mitur-a që janë lidhur nga të huajt në vendet e tyre të prejardhjes.