Integrimi
Zëri i viktimave të Kosovës, në “Kopshtin e të zhdukurve” në Gjenevë
Me këtë rast shfaqet filmi "Zgjoi" i Blerta Bashollit me praninë e Fahrije Hotit, historia e vërtetë e së cilës ka frymëzuar filmin

Shoqata “Kopshti i të Zhdukurve”, në kuadër të 24=vjetorit të krijimit të saj, në bashkëpunim me “Rrethin shqiptaro-mejrinas” dhe “Kolektivin feminist” në komunën Meyrin të kantonit të Gjenevës si dhe me mbështetjen e shkëlqyer të Shërbimit kulturor të qytetit Meyrin, ju ftojnë në shfaqjen e filmit zvicerano-kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit.
Filmi shfaqet të shtunën, më 12 tetor, në orën 19:00, në Aula de l’École des Boudines 10, rue des Boudines në Meyrin.
Shfaqjes do t’i paraprijë një ceremoni në “Kopshtin e të zhdukurve” në orën 17:00, e më pas do të takohemi me Fahrije Hotin, historia e vërtetë e së cilës ka frymëzuar filmin “Zgjoi” dhe me Agron Limanin, që të dy viktima të zhdukjes me forcë në Kosovë.
Për të kuptuar më mirë situatën e zhdukjeve të dhunshme në Kosovë dhe për të takuar familjet e të zhdukurve si dhe shoqatat e viktimave të zhdukjes me forcë, komiteti i shoqatës “Kopshti i të Zhdukurve” kishte zhvilluar këtë vit, nga data 8 deri më 12 maj, një vizitë në Kosovë. Gjatë këtij udhëtimi mjaft tërheqës, delegacioni kishte vizituar vende të ndryshme përkujtiomore në Kosovë.
Në Krushë, delegacioni i “Kopshtit të të zhdukurve” ka vizituar kooperativën bujqësore “Krusha” të Fahrije Hotit e cila sot ka rreth njëqind punëtore. Prandaj, shoqata nga Gjeneva pret me kënaqësi zonjën Hoti, këtë të shtunë, më 12 tetor në Meyrin.
Me qëllim që zëri i viktimave të Kosovës, familjarët e të cilëve ende kërkojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë nga regjimi shfarosës i Serbisë, të gjithë ju, të paktën sot, me praninë e juaj mundë t’i jepni fuqi këtij zëri e të kërkojmë që liria e Kosovës të jetë e plotë. Paraprakisht ne ju falënderojmë në emër të shoqatës “Kopshti i të zhdukurve”, “Rrethit shqiptaro-mejrinas” dhe “Kolektivit feminist” të komunës së Meyrin-it, thuhet në njoftimin që Mirishahe Limani Hiler ka publikuar për rrethin e saj në rrjetet sociale.
Mirë se vini!
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih Në një ceremoni të organizuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Cyrihut, u ndanë çmimet HSK-Comenius...
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
-
Startupi i ri i Mira Muratit po synon një raund masiv financimi prej 2 miliardë dollarë
-
Mbrëmje letrare kushtuar krijuesit, Prend Buzhala
-
Diaspora e Kosovës, potenciali i pashfrytëzuar për diplomaci
Jeta në Zvicër
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë Numër rekord i të huajve janë të punësuar në punët kryesore në Zvicër dhe çfarë duhet...
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026
-
Toblerone rimerr identitetin e saj zviceran
-
Votimi i ardhshëm i vë në qendër të vëmendjes të pasurit e Zvicrës