Futboll

Zeqiri zgjedh Zvicrën

Andi Zeqiri për herë të parë është ftuar te Zvicra A

Futbollisti nga Kosova, Andi Zeqiri është ftuar nga Vladimir Petkoviq në listën e gjerë prej 29 lojtarëve. Zvicra do të luajë disa miqësore, para Evropianit që fillon në Qershor. Nëse Zeqiri debuton në Evropian, atëherë nuk ka të drejtë të luajë për Kosovën. Sidoqoftë, ai ka bërë zgjedhjen e tij, duke ju bashkuar Nati-t, edhe pse ishte i kërkuar nga Kosova, shkruan albinfo.ch.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, lidhur me këtë çështje ka deklaruar:

“Po presim deklarimin e Andi Zeqirit mbi këtë ngjarje, edhe babai i tij është deklaruar se do të jetë pjesë e Kosovës. Unë tani po e shoh se ai është pjesë e Zvicrës dhe thjeshtë nuk mu duk mirë aspak kjo punë. Ai ka pranuar të luajë vetë për Kosovën dhe tani po e shoh që është pjesë e listës së Zvicrës. E shoh pak si jo gjest të mirë, të cilin nuk do t’ia dëshiroja askujt. Ku të fle zemra, duhet të luash, në qoftë se e ndjenë vetën si diçka tjetër, atëherë duhet të shkoni. Ai ka deklaruar vetë se do të jetë pjesë e Kosovës, por ata të cilët nuk e dojnë Kosovën, nuk do t’i duhen as kombëtares”, tha Ademi për  mediat në Prishtinë.