Futboll
Zeqiri synon kthimin te Zvicra
Zeqiri të premten shënoi gol në debutim te Standardi
Pasi në minutat e fundit të afatit kalimtar veror u transferua nga Genku te Standard Liege, Andi Zeqiri tani ka synimin e radhës. Të shënojë sa më shumë gola dhe ta sigurojë kthimin te Përfaqësuesja e Zvicrës. Fillimi duket pozitiv. Zeqiri të premten shënoi gol në debutim te Standardi, që njëjtë si Genku luan në elitën belge.
25-vjeçari, që ka 11 paraqitje me Zvicrën, u huazua te Standard Liege për dy edicione.
Zeqiri si futbollist u zhvillua në Zvicër te të rinjtë e Vaudit dhe Lausanne-Sportit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te të rinjtë e Juventusit.
Pas paraqitjeve të mira me ekipin e parë të Lausanne-Sport, ai bëri disa lëvizje të mëdha, por që nuk ishin shumë të suksesshme.
U transferua te Brightoni në Premier League e tek Augsburgu në Bundesligë, për t’u kthyer në futbollin zviceran, te Baseli. Nga Baseli sërish lëvizi për te Brightoni, për të vazhduar më pas me Genkun.
“Futbolli është shumë dinamik, ka lëvizje të shpejta”, ka thënë Zeqiri kur u pyet për arsyen e huazimit te Standard Liege në momentet e fundit, shkruan “Blick”.
“Unë dua të luaj, të shënoj gola. Sepse dua të kthehem te Përfaqësuesja”.
Te Genku, Zeqiri ishte në bankën rezervë në gjashtë ndeshjet e para të sezonit të ri.
Trajneri Thorsten Fink ka thënë se në sulmin e skuadrës ka shumë konkurrencë.
“Andi është lojtar i mirë. Më pëlqen shumë dhe lehtësisht do të mund të ishte numri një i sulmit. Por me Tolu Arokodaren, ne kemi një futbollist që është afërsisht dy metra i gjatë dhe që ka shpejtësi prej 36 km/h. Ai ka shënuar katër gola në pesë ndeshjet e para dhe për këtë është titullar”, ka thënë Fink.
Por, Zeqiri nuk është futbollist që dëshiron ta ketë rolin e rezervistit, vazhdon tutje Fink.
“Andi ka karakter të fortë. Më pëlqen shumë. Por ai është në një moshë në të cilën ka nevojë për lojë. Dhe shpresoj se do të paraqitet te Standard Liege”, ka shtuar tutje Fink.
Dhe që në ndeshjen e parë, Zeqiri ishte titullar te skuadra e re në udhëtim te Denderi. Madje shënoi gol në fitore.
Ai e ka besimin e plotë nga trajneri i Standard Lieges dhe drejtori sportiv.
“Më pëlqen mentaliteti i tyre. Ata punojnë me futbollistë siç jam unë. Te Genku kam dhënë gjithçka që kam mundur në çdo javë. Por mbetesha në bankën rezervë. Nuk e kam pasur rastin të shfaqesha se isha më i miri në konkurrencë. Për këtë u kam thënë drejtuesve të klubit se duhet të gjejmë zgjidhje”, thotë Zeqiri.
Huazimi i Zeqirit do të jetë deri në vitin 2026, ndërsa Standard Liege e ka opsionin e blerjes së tij. Nëse kjo realizohet, për Zeqirin do të shpenzohen pak më shumë se tre milionë euro. Po kaq para, Baseli kishte fituar prej tij pas shitjes te Brightoni. Me 18 gola, 24-vjeçari në atë kohë ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës.
“Do të doja të qëndroja në Basel në atë kohë. Por, për fat të keq kjo nuk ndodhi”.
Ndryshimet e shpeshta të skuadrave nga Zeqiri janë bërë si diçka të zakonshme. Ai ka ndërruar pesë klube në katër vjetët e fundit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind