Futboll

Zeqiri në top formë te Zvicra

Sulmuesi nga Kosova, Andi Zeqiri, po vazhdon të shënojë gola me përfaqësuesen U-21 të Zvicrës.

Ai ka realizuar në fitoren 2:1 të shpresave të Zvifrës në udhëtim ndaj Sllovakisë, ndeshje kjo eliminatore për Kampionat Evropian, përcjell Albinfo.ch.

Zeqiri realizoi golin e parë për Zvicrën në minutën e 88-të nga penalltia. Ai më 4 shtator realizoi dy gola për U-21 të Zvicrës në ndeshjen ndaj Sllovakisë, të luajtur në Zvicër.

Andi Bajrami luajti po ashtu për Zvicrën, ai u inkuadrua në minutën e 68-të dhe u përjashtua me karton të kuq dy minuta më vonë.
Për Zvicrën u aktivizuan edhe Toni Domgjoni, Bastien Toma e Kastriot Imeri.