Shkurt.ch

Zënkë në xhaminë në Gjenevë

Policia e Gjenevës ishte alarmuar rreth mesditës, nga udhëheqësia e xhamisë. “Për të qetësuar gjendjen e tendosur në brendinë e xhamisë, janë mobilizuar dy vetura të policisë”, ka konfirmuar për të përditshmen nga Gjeneva “Tribune de Geneve” zëdhënësi i policisë, Jean-Philippe Brandt.

Pas një ore, shpirtërat janë qetësuar. “Është shkaktuar një mosmarrëveshje brenda xhamisë”, ka deklaruar një dëshmitar. Një protestë analoge me ate që është duke ndodhur aktualisht në botën arabe. Më tepër persona kanë protestuar rreth mesditës, kundër pranisë së një imami të afërt me Arabinë Saudite.