Futboll
Zeneli, afër zyrtarizimit në gjigantin turk
Futbollisti shqiptar, Arbër Zeneli, mund të ndërrojë ambient në afatin kalimtar të janarit
Arbër Zeneli ishte futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018. Ai shkëlqeu për Kosovën në Ligën e Kombeve, por edhe në skuadrën e Herenvenit në Holandë, shkruan albinfo.ch.
Zeneli bëri dhjetë asistime, duke qenë shënuesi më i mirë i Ligës dhe duke hyrë në formacionin e sezonit në Holandë.
Mediat turke shkruajnë se Zeneli dhe Galatasaray janë në bisedime të vazhdueshme për kalimin e tij në Superligën turke, me trajnerin Fatih Termin që i ka kërkuar klubit ta transferojë menjëherë në afatin kalimtar të janarit.
Zeneli e bëri të qartë ditë më parë se dëshiron të largohet nga skuadra e tij holandeze, Herenveen, për të luajtur në një ligë më të madhe evropiane.
Ai vlerësohet gjashtë milionë euro në tregun e transferimeve.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore