Kosova
Zemaj jep detaje shtesë për mërgimtarët lidhur me testin e COVID 19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth situatës me pandeminë COVID-19, si dhe për lirimin e masave në Kosovë.
Në mesin e lehtësimit të masave përfshihet edhe hapja e aeroportit dhe lejimi i disa fluturimeve. Me këtë rast është rekomanduar edhe testi negativ për koronavirus.
“U kemi rekomanduar qytetarëve që ta bëjnë testin, por nuk është obligativ që të hyjnë vetëm me dëshmi të testit”, u shpreh Zemaj.
Në faqen e Ambasadës së Kosovë në Bernë bëhet e ditur se aeroporti do të funksionojë me linja të rregullta ajrore që nga data 28 qershor.
Gjithashtu të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë rekomandohen të kenë testin negativ për koronavirus, jo më të vjetër se katër ditë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar „Adem Jashari“. Aeroporti do të fillojë të funksionojë me linja të rregullta ajror nga data 28 .06. 2020. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se katër ditë”, përfundon njoftimi./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun