Integrimi

Zelli i Drilonit ka lënë gjurmë të pashlyera në GZ Loogarten

24-vjeçari Drilon Haxhija kishte fituar mundësinë të jetë pjesë e ekipit udhëheqës të shërbimit qytetar në Qendrën komunale GZ Loogarten. Si fëmijë, ai e kishte vizituar shpesh këtë vend me grupin e lojërave.
Në mënyrë që ecuria të shkojë si është më së miri në GZ Loogarten, kjo qendër kishte krijuar një ekip profesional. Ajo për çdo vit ofron dy deri në tre vende si udhëheqës në shërbimin qytetar. Sapo e kishte parë në faqen e saj të internetit, Drilon Haxhija nuk kishte hezituar që menjëherë të aplikojë për GZ Loogarten.
Fillimisht vizitoi grupin e lojërave të qendrës dhe më vonë dhomën e të rinjve. Driloni kishte kërkuar që të hedhë një vështrim prapa skenave.
“Kisha dëshirë të shoh se si duket të jesh si pjesë e ekipit”, ka pohuar Driloni për “Lokal Info”, transmeton Albinfo.ch. Dhe kjo punë ekipore, atij i ka pëlqyer në masë të madhe. Gjëja më emocionuese ishte shumëllojshmëria. Si nëpunës i kësaj qendre, nuk do të thotë se duhet të angazhohesh vetëm për një fushë të caktuar në GZ Loogarten.
Për Drilonin asgjë nuk ka qenë problematike , pasi ai ka punuar në sfera të ndryshme, si sekretariat, në amvisëri apo edhe në kafene. Por mbi të gjitha, atij i pëlqente të punojë me fëmijë dhe me të rinj në hapësirat për të rinj. “Veprimet e lojës këtu vërtetë kanë qenë të shkëlqyeshëm. Më së shumti më pëlqente kur fëmijët kënaqeshin gjatë lojës”, ka vazhduar më tej Driloni.
Por, gjatë gjashtë muajve Driloni nuk ka qenë i afërt vetëm me fëmijët dhe të rinjtë. “Driloni shkonte shumë mirë me fëmijët. Por ai ishte edhe shumë i hapur, i dobishëm dhe i sjellshëm”, thotë Geraldine Schneider, një punëtore e qendrës. Për të punuar në një qendër komunale me siguri se nuk duhet pasur veti të këqija. Fundi-fundit, çdo vizitori të GZ Loogarten i ofrohet një spektër i gjerë i mundësive: nga ngjarje të ndryshme, seminare dhe kurse të ndryshëm, deri në dhënie me qera të hapësirave për shembull, për dasma etj., pothuajse çdo gjë është e mundur.
“GZ Loogarten është për të gjithë,” pohojna nga ekipi. Për tu siguruar se çdo gjë shkon si e kurdisur, natyrisht se duhet edhe planifikim i mirë. Dhe me këtë gjithmonë përfshihen nëpunësit civilë.
Bile, një herë Drilonit iu kishte dhënë mundësia që të planifikojë dhe zbatojë personalisht. Pasi ai e pëlqen boksin në kohën e tij të lirë, ai krijoi një lloj të kursit për boks. Për një muaj me radhë, fëmijët e interesuar kanë mundur një herë në javë bashkë të shikojnë mjeshtritë dhe kështu të forcojnë vetëbesimin e tyre.
Tani shërbimi civil në GZ Loogarten për Drilon Haxhijën është një e kaluar. Ai me vete ka marr shumë kujtime të mira. Një kujtim veçanërisht të mirë, kur mori pjesë një festë të organizuar bashkërisht. “Njerëzit tanë organizuan dhe dekoruan gjithçka. Kjo ishte një përvojë e madhe për të krijuar diçka nga toka deri në kulm”. Ishte një ditë e suksesshme me ushqim të mirë, lojra dhe madje edhe një shfaqje magjike. Ai nuk ka pasur ndonjë përvojë të keqe dhe çdo gjë shkoi mirë në tërësi.
Kjo sigurisht nuk është hera e fundit që Drilon Haxhija e ka vizituar qendrën komunale Loogarten. Në muajt e kaluar, përpos shumë përvojave të shumta, ai ka krijuar edhe disa miqësi të vlefshme. “Do të doja të kthehesha, ishte një periudhë fantastike”, përfundon Driloni.