Kosova
Zelensky telefonatë me Ramën: Thelbësore që Evropa të jetë pjesë e bisedimeve për paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën ka pasur telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ukrainës.
Në fokus të bisedës, sipas postimit të presidentit ukrainas në “X”, ishin projektet e përbashkëta, perspektivat e bashkëpunimit dhe iniciativat diplomatike evropiane. Zelensky theksoi rëndësinë e pranisë së Evropës në çdo vendim që lidhet me kontinentin dhe me Ukrainën.
“Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës. Kemi një vizion të përbashkët dhe po ndërmarrim hapa të koordinuar për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në gjithë Evropën”, u shpreh ai.
Presidenti ukrainas vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë dhe theksoi domosdoshmërinë e unitetit evropian në përballjen me sfidat aktuale të sigurisë.
Të martën, përfaqësuesit e SHBA-së dhe Rusisë mbajtën bisedimet e para në lidhje me luftën, e cila ishte gati trivjeçare në Ukrainë, në takim në Riad të Arabisë Saudite, me qëllim të normalizimit të raporteve dhe për pajtimin mbi hapat e radhës për t’i dhënë fund luftës. Por, në takim, nuk u ftua as Zelensky, as ndonjë përfaqësues i Bashkimit Evropian. Kjo nxiti reagime të shumta.
E-Diaspora
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën “Ne pranojmë çdo vendim”: Hajdutët e bankomatëve pranuan dhe së shpejti do të lejohen të shkojnë...
-
Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten
-
Konsullata e Kosovës në Mynih mirëpriti Vjosën si akademikja më e re në Gjermani
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti: Për dëbimin e kriminelëve të huaj, nuk nevojitet gjyqtari "Prokurorët aktualisht shumë shpesh përmbahen nga nxjerrja e vendimeve për dëbim sepse ato duhet të shqyrtohen...
-
Aeroporti i Cyrihut renditet ndër më të mirët në botë
-
Deputetët mbështesin mbrojtjen e organizatave ndërkombëtare në Gjenevë
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën
-
Léman Express mund të shtrihet në Nantua të Francës