Lajme
Zelensky shpallet në kërkim nga Rusia
Rusia raportohet se ka futur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në listën e personave në kërkim.
Agjencia e lajmeve ‘TASS’ njoftoi se baza e të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse tregonte se Volodymyr Zelensky ishte në listën e personave të kërkuar, por pa dhënë detaje të mëtejshme.
Kievi tha se ky vendim i Rusisë ishte “dëshmi e dëshpërimit të makinës shtetërore ruse dhe propagandës së saj, që nuk mund të mendojë ndonjë mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen“.
Prej fillimit të sulmit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 202, Rusia ka lëshuar urdhër-arreste për një numër politikanësh si ukrainas ashtu edhe evropianë.
Moska lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i cili vitin e kaluar përgatiti fletarrestin për Presidentin rus Putin, nën dyshimet për krime lufte.
“Putini nuk do paqe, ai është i çmendur dhe vendi i tij e dëshmon çdo ditë. Për të kapërcyer këtë të keqe dhe për të fituar luftën, ne kemi nevojë për unitet maksimal global. Le të arrijmë rezultate së bashku.”
Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa kërkoi unitet ndërkombëtar në samitin e qershorit që do të mbahet në Zvicër
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind