Lajme
Zelensky: Putin dhe Assad meritojnë të jenë në burg
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së të Drejtave të Njeriut, që festohet sot, i bëri thirrje botës që të bashkohet në luftën kundër, siç tha ai, “regjimeve diktatoriale”.
“Dita e të Drejtave të Njeriut këtë vit u shoqërua me foto të tmerrshme të burgjeve dhe qendrave të torturës siriane që u hapën pas arratisjes së presidentit sirian, Bashar al Assad. Njerëzit janë poshtëruar atje për shumë vjet. Burra dhe gra janë rrahur, torturuar, përdhunuar. Mijëra e mijëra njerëz kaluan nëpër këtë fabrikë dhune”, ka shkruar Zelensky në Telegram, transmeton Interfax.
Zelensky deklaroi se regjimi i Asadit u mbështet ekskluzivisht në dhunë për dekada dhe vlerësoi se “të gjitha regjimet e mbështetura nga presidenti rus Vladimir Putin janë të tillë”. Ai kujtoi burgjet dhe “dhunën e papërshkrueshme” dhe krimet e tjera në territoret ukrainase të pushtuara nga forcat ruse.
Ai i bëri thirrje botës që të bashkohet për t’iu kundërvënë regjimeve që, siç tha ai, “mbjellin poshtërim dhe lënë pas vetëm vuajtje, dhimbje dhe rrënoja”.
“Duke ndihmuar Ukrainën të luftojë diktaturën ruse, komuniteti ndërkombëtar po ndihmon shumë rajone të tjera të botës për të rifituar sigurinë… Duhet të ketë dënim për krime të tmerrshme dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Në fakt, vetëm Putini dhe Assad meritojnë të jenë në burg, jo këta njerëz të pafajshëm që ata i burgosën me vite”, përfundoi presidenti i Ukrainës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
LDK: “Mërgata, pjesë thelbësore e vizionit tonë për Kosovën e Re” Kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka krijuar një ekip politik të dedikuar për diasporën, që drejtohet nga...
-
“Ashensori i shpresës”, hap drejt barazisë, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
-
Nga 1 janari, Rumania e Bullgaria bëhen pjesë e hapësirës Shengen
-
Konsulli Vigan Berisha: Për një konsullatë më pranë diasporës shqiptare
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues
Jeta në Zvicër
-
Rënia e normës së hipotekave në Zvicër parashikon një lajm të mirë për blerësit Ndërsa çmimet e pronave zvicerane nuk pritet të bien së shpejti, normat e hipotekave janë më...
-
Si mund të ndikojë te pacientët një debat mbi ‘taksën e urgjencës’ shëndetësore të Zvicrës
-
Banka Kombëtare e Zvicrës ul normën bazë të interesit me 0.5%
-
Gjeneva zbulon planin 25-vjeçar të trenave
-
Sa ka njohuri për mediat në Zvicër