Kriza në Ukrainë

Zelensky nga Ukraina në Lugano të Zvicrës, kërkon rindërtimin e Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se rindërtimi i Ukrainës pas luftës është një detyrë e përbashkët i vendeve demokratike.

Deklaratën, Zelenski e bëri këtë të hënë gjatë fjalës hapëse në “Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës” në Lugano të Zvicrës, shkruan CNN.

“Rindërtimi i Ukrainës nuk është një projekt lokal. Nuk është një projekt i një kombi, por një detyrë e përbashkët e të gjithë botës demokratike, të gjitha vendeve që mund të thonë se janë të civilizuar”, tha Zelenski.

Liderë nga dhjetëra shtete dhe organizata ndërkombëtare po diskutojnë në Lugano për rindërtimin e vendit pasi lufta të përfundojë.

Ndërsa, më herët, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen njoftoi se Bashkimi Evropian ka propozuar ngritjen e një platforme rindërtimi për të ndihmuar qeverinë ukrainase të rindërtojë vendin pas luftës me Rusinë.