Shqipëria
Zelensky në Shqipëri, më 28 shkurt
Mbahet më 28-29 shkurt, Presidenti Zelensky për herë të parë në Shqipëri! Një ditë më pas liderët e Ballkanit Perëndimor
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy dhe liderët e Ballkanit Perëndimor pritet të marrin pjesë në Samitin e Paqes në Tiranë, të ndarë në dy ditë, më 28 dhe 29 shkurt, përcjell albinfo.ch.
Më 28 shkurt në Tiranë merr pjesë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në vizitën e tij të parë në Shqipëri.
Një ditë më pas më 29 shkurt, kryeqyteti do të presë liderët e Ballkanit Perëndimorë, ku fokusi do të jetë integrimi i Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, si edhe zbatimi i Planit të Ritjes Ekonomike.
Fokusi i këtij samiti do të jetë lufta prej dy vitesh që po zhvillohet nga forcat ruse, ndërsa Ukraina ndodhet në luftë që prej 24 shkurtit të vitit 2022.
Kujtojmë se ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që më parë paralajmëroi samitin në Tiranë dhe vizitën e Zelenskyt.
Gjatë mandatit dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria luajti një rol aktiv në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, si një prej vendeve që ka mbështetur Ukrainën.
Shqipëria ishte krah Shteteve të bashkuara të Amerikës si bashkëpenëmbajtëse e çështjes së Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën