Lajme
Zelensky: Mbi 100 vende marrin pjesë në Samitin në Zvicër
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me liderët e jashtëm në Singapor të dielën, në prag të samitit vjetor të sigurisë Shangri-La Dialogue, ku kërkoi mbështetje ndërkombëtare para konferencës për paqe që do të mbahet në Zvicër këtë muaj.
Zelensky tha se më shumë se 100 vende dhe organizata janë zotuar se do të marrin pjesë në takimin për paqe në Zvicër më 15-16 qershor.
Rusia nuk ka marrë pjesë në ngjarjen e Singaporit prej se e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022, ndërsa Kina ka thënë se nuk do të marrë pjesë, shkruan euronews përcjell albinfo.ch.
Zelensky dhe ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, u takuan në Singapor për më shumë se një orë me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara këtë javë për ta lejuar Kievin t’i godasë caqet brenda Rusisë në mënyrë të kufizuar.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Ka shkatërruar Ferrarin, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane