Kriza në Ukrainë
Zelensky kërkon edhe më shumë armë nga Perëndimi
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kërkoi më shumë armë nga Perëndimi, duke thënë se ato do t’u mundësonin trupave të tij të luftojnë “terrorin rus”.
Zelensky falënderoi gjithashtu Britaninë e Madhe si vendi i parë që ka premtuar tanke luftarake për Ukrainën.
Ai iu referua kryesisht një rakete që goditi një ndërtesë nëntëkatëshe në Dnipro. Të paktën nëntë persona humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën.
Zelensky kërkoi ndalimin e terrorit rus, ashtu si dikur nazistët u ndaluan.
“E keqja nuk njeh kufij”, tha Zelensky, duke dënuar Moskën jo vetëm për “mbjelljen e vdekjes”, por edhe për sulmet e reja në infrastrukturën energjetike të vendit, veçanërisht në Kharkiv dhe Kiev./dpa
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra