Kriza në Ukrainë
Zelensky del me thirrje të re për ukrainasit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij që të qëndrojnë së bashku dhe të vazhdojnë të luftojnë.
“Për fitoren e Ukrainës ne duhet të luftojmë, ka ende shumë për të bërë, duhet të qëndrojmë të vendosur dhe të durojmë ende shumë, për fat të keq shumë dhimbje”, tha ai në një fjalim video.
Ukraina feston Ditën e Pavarësisë javën e ardhshme, më 24 gusht, që po ashtu shënon gjysmë viti që kur trupat e presidentit rus Vladimir Putin pushtuan vendin, më 24 shkurt.
Zelensky paralajmëroi se forcat ruse mund të keqpërdorin Ditën e Pavarësisë së vendit të tij për sulme veçanërisht brutale, raporton dpa, transmeton Albinfo.ch.
“Kështu është armiku ynë. Tashmë në çdo javë të këtij gjysmë viti, Rusia ka bërë diçka kaq të neveritshme dhe mizore gjatë gjithë kohës”, tha ai.
Zelensky tha më tej se ai pret të mirëpresë partnerët në Kiev javën e ardhshme duke thënë se “lufta ka ndryshuar gjithçka për Ukrainën, për Evropën dhe për botën”.
”Qëllimi i Rusisë është të poshtërojë vendin dhe të përhapë frikë dhe konflikt, kështu që askush nuk duhet të përkulet para presionit dhe të tregojë dobësi”, tha ai.
“Kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku, ndihmojmë njëri-tjetrin, rindërtojmë atë që është shkatërruar dhe luftojmë për njerëzit tanë”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë