Kriza në Ukrainë
Zelenskiy kërkon më shumë armë
Ushtria ruse vijoi sulmet në Ukrainë, ndërsa luftimet hynë në ditën e 60-të. Pjesa më e madhe e luftimeve të dielën u përqendrua në rajonin lindor të Donbasit, ku forcat ukrainase janë të përqendruara dhe ku separatistët e mbështetur nga Moska kontrollonin disa territore para luftës. Pas dështimit për të marë kontrollin e Kievit, forcat ruse tani synojnë të marrin nën kontroll zonën industriale në lindje të Ukrainës.
Dy muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, sulmet nuk kanë të ndalur. Autoritetet ukrainase njoftuan se forcat ruse po bombardonin vazhdimisht Mariupolin, ndërsa Kievi i kërkoi Moskës të pranonte një “armëpushim të vërtetë për Pashkët”.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se raketat e saj me precizion të lartë goditën nëntë objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, duke përfshirë katër depo armësh në rajonin e Kharkivit.
Raketat goditën edhe zonat e banuara në qytetin port të Odesës. Sipas zyrtarëve lokalë ukrainas të paktën pesë persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën pasi raketat goditën dy ndërtesa banimi në Odesa. Po ashtu tetë persona u vranë nga sulmet ruse në rajonin Luhansk, njoftoi guvernatori rajonal Serhiy Gaidai.
Mariupol ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës për shkak të vendndodhjes së tij në Detin Azov. Nëse Rusia do të siguronte kontrollin e këtij qyteti, atëherë do ta privonte Ukrainën nga një port jetik. Po ashtu do t’i lejonte Moskës të krijonte një korridor tokësor për në Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.
Më shumë se 100 mijë banorë besohet se janë ende në Mariupol, ndërsa kanë mungesë ushqimesh dhe ujë të pijshëm. Autoritetet ukrainase vlerësojnë se mbi 20,000 civilë janë vrarë
Nga një stacion metroje në Kiev, presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të shtunën se Ukraina shpresonte të siguronte armë të rënda nga aleatët. Ai tha se Kievi do të hiqte dorë nga bisedimet me Moskën nëse Rusia vriste ushtarët ukrainas të rrethuar në Mariupol.
Zoti Zelenskiy nuk i mbajti dot lotët kur tha se ndante dhimbjen e çdo ukrainasi që kishte humbur fëmijët apo familjarë në luftën e nisur pa asnjë arsye nga Rusia.
Në aspektin diplomatik, presidenti turk njoftoi sërish se Turqia është gati të ndërmjetësojë për një takim mes udhëheqësit ukrainas dhe atij rus.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, do të vizitojë Ankaranë përpara se të shkojë në Moskë javën e ardhshme për të takuar Presidentin rus Vladimir Putin. Më pas ai do të udhëtojë në Ukrainë për bisedime me presidentin Zelenskiy.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se 5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit të Rusisë më 24 shkurt. Refugjatët, kryesisht gra e fëmijë, janë shpërndarë nëpër Evropë, në një përpjekje për të nisur gjithçka nga e para./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë