Kriza në Ukrainë
Zelenski zgjat ligjin ushtarak të luftës
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin masiv për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji.
Dokumentet janë dorëzuar në parlamentin ukrainas dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve.
Ligji ushtarak u zbatua në vend më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin. Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani.
Dekreti i parë i Zelenskit për mobilizimin masiv ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit.
Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se shpresonte të armatoste një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitej për një fazë të re, të gjatë lufte.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit