Lajme

Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri me një super shfaqje fishekzjarresh

Zelanda e Re tashmë po feston festën e Vitit të Ri 2021. Përderisa ne presim edhe 12 orë për të festuar arritjen e Vitit të Ri 2021, në Zelandë të Re ai veçse ka filluar.

Siç shihet në pamje, Zelanda e Re, ndonëse jo me turma të mëdha njerëzish, Vitin e Ri e ka mirëpritur me një shfaqje fishekzjarresh.

Ndryshe, Zelanda e Re ka hequr pothuajse të gjitha kufizimet, pasi së fundmi nuk raportoi asnjë rast aktiv në vend me koronavirus.

Sipas rregullave të reja, distancimi shoqëror nuk kërkohet dhe nuk ka kufizime në tubimet publike, por kufijtë mbeten të mbyllur për të huajt.

Zelanda e Re me popullatë prej rreth pesë milionë banorësh ka regjistruar rreth 1,150 raste me koronavirus, gjersa 22 persona kanë vdekur që kur virusi arriti në fund të shkurtit.