Kosova
Zëdhënësi i KQZ-së: Mërgimtarët mund të regjistrohen në tri mënyra për të votuar në zgjedhje
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, mërgimtarët mund të regjistrohen në tri mënyra.
Sipas tij, për votuesit që jetojnë jashtë Kosovës, së shpejti do të jetë e qasshme platforma elektronike për periudhën e regjistrimit për aplikim, transmeton albinfo.ch.
“Do të ketë kohë të mjaftueshëm për këtë proces, i cili do të fillojë më 29 gusht dhe do të përmbyllet më 26 dhjetor. Pra, për këtë periudhë mund të paraqesin aplikimin e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosove”, deklaroi ai për televizionin publik.
Tutje, ai ka thënë se mërgimtarët mund të përzgjedhin se si duan të votojnë, në mënyrë fizike nëpër përfaqësitë diplomatike, apo edhe përmes dy mënyrave të tjera: duke dërguar pakon me fletëvotim në fahun postar të KQZ-së në Kosovë apo në fahun postar të KQZ-së që do të hapet jashtë Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë