Shkurt.ch
ZDF: Njolla e gjakut me formë të hartës së Zvicrës
Televizioni publik i Gjermanisë ZDF në emisionin e tij shumë të shikuar Auslandsjournal po raportonte për dhunën në Honduras, por si ilustrim të kësaj dhune, shikuesit shohin në ekran një njollë të çuditshme gjaku. Ajo ngjan jashtëzakonisht shumë me hartën e Zvicrës, ndërkohë që asgjë në atë lajm nuk lidhej me Zvicrën.
Mundësinë që kjo të jetë rastësi, mediet zvicerane e përjashtojnë menjëherë. 20 minuten përkujton se po kjo grafikë ishte parë në vitin 2009 si ilustrim për iniciativën e realizuar në Zvicër për ndalimin e eksportimit të materialeve luftarake.
Redaktori i emisionit, Olaf Claus ndërkaq thotë se “Auslandsjournal” “asnjëherë nuk publikon mesazhe të fshehura ose gjëra të pashije në ekran. Thjesht, është një dështim i sektorit të grafikës. Kolegia ka gjetur në një portal një fotografi të pambrojtur nga të drejtat e autorit dhe prej saj e ka krijuar grafikën. Se kjo grafikë ka pamjen e hartës së Zvicrës nuk i ka rënë në sy askujt në Gjermani. Për këtë lëshim kërkojmë falje ndërsa autores së grafikës i vjen tmerrësisht keq”.
ZDF është njoftuar për këtë lapsus nga shikuesit zviceranë.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje