Lajme
Zbutja më e re e masave: Të gjitha aktivitetet që lejohen nga sot në Zvicër
Flukset e vizitorëve, pas një mungese të gjatë, tani janë të mëdha ndërsa kapacitetet janë zvogëluar. Prandaj është e këshillueshme që të planifikoni më shumë kohë për ekskursionet dhe vizitat në vendet e përmendura
Duke filluar nga sot, ditë e shtunë, në Zvicër ka hyrë në fuqi edhe vala e radhës e zbutjeve të masave mbrojtëse nga pandemia. Hekurudhat malore, teleferikët, kampet, diskotekat, pikat kulturore, sportet dhe objektet e notit, nga sot kanë të drejtë të rifillojnë operimet në të gjithë Zvicrën, shkruan 20minuten.ch.
Kopshtet zoologjike dhe parqet janë gjithashtu pjesërisht të hapura përsëri.
– Izolimi ka përfunduar! Fito një kupon fluturimi prej 1.000 CHF! –
Flukset e vizitorëve, pas një mungese të gjatë, tani janë të mëdha ndërsa kapacitetet janë zvogëluar, transmeton albinfo.ch. Prandaj është e këshillueshme që të planifikoni më shumë kohë për ekskursionet dhe vizitat në vendet e përmendura.
Me shënjime për mbajtjen e distancës, dezinfektues, etj., punonjësit e hekurudhave malore Jungfrau po përgatisin trenat, teleferikët, restorantet dhe, në disa raste, edhe dyqane. Funksionimi i Hekurudhave Jungfrau duhet të “fillojë në mënyrë sa më normale që të jetë e mundur” pas zbutjes së fundit, përcjell albinfo.ch. Hekurudhat Jungfrau nuk do të bëjnë kufizim të numrit të udhëtarëve.
Edhe këtu zbatohen rregulla të njëjta sikur për transportin publik: Nëse distanca prej dy metrash nuk mund të sigurohet, vizitorët këshillohen të mbajnë maska. Punonjësit me kontakt të drejtpërdrejtë me klientët vendosin maska mbrojtëse, ndonjëherë edhe doreza ose mbrohen me mure pleksiglas.
Treni malor (Funicolare) për në destinacionin e njohur Ticino Monte Brè mbi Lugano ka filluar punën po kështu sot, të shtunën. Në vend të 25 vetave siç është zakonsisht, tani në këtë tren ka vend vetëm për 15 persona, në mënyrë që të respektohen rregullat e distancës.
Teleferikët në Rigi, të cilët kishin ndalur pjesërisht funksionimin gjatë bllokimit, funksionojnë rregullisht përsëri nga e shtuna.
Hekurudhat malore në kantonin e Graubünden janë gati të vihen në lëvizje, pas muajve të bllokimit. Fillimi i funksionimit është planifikuar për të shtunën në hekurudhat në Chur, Lenzerheide, St. Moritz, Pontresina dhe Davos, përcjell albinfo.ch. Më shumë lëvizje do të pasojnë në javët e ardhshme, thonë nga shoqatat përkatëse kantonale.
Pas ndërprerjes së detyruar për shkak të koronës, rifillimi i funksionimit të anijeve duket i ngadalshëm. Në kompaninë e transportit zviceran të liqenit Bodensee, anijet e kursit lundrojnë vetëm në linjën Rorschach-Rheineck. Shërbimi i trageteve në linjën Romanshorn – Friedrichshafen (Gjermani) është ende i mbyllur deri më 15 qershor, për shkakun se kjo është linjë ndërkombëtare.
Kompania e transportit detar të Liqenit Lucerne (SGV) është në veprim, me një orar të zvogëluar deri në pushimet e verës. Për të parandaluar infeksionet e koronës, këtu shfrytëzohet vetëm gjysma e kapacitetit të anijeve.
Edhe aktivitetet e kohës së lirë në qytete, nga sot janë sërish të mundshme. Ngjarjet me deri në 300 persona lejohen, nëse shoqërohen nga koncepte të përshtatshme mbrojtëse, transmeton albinfo.ch. Në Cyrih dhe në shumë qytete të tjera sot hapen pishinat kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve.
Tani ka më shumë hapësirë për këmbët dhe bërrylat në sallat e kinemave. Kjo nënkupton se do të ketë përdorim prej 30 deri 40 për qind më të ulët të sallave në fjalë.
Ata që preferojnë të shëtisin jashtë mund ta bëjnë këtë përsëri në parqe, për shembull në bregun e lumit të Cyrihut në Utoquai, Blatterwiese, Obere Letten dhe në kuvertën e sipërme të parkut MFO, përcjell albinfo.ch. Këto të gjitha kanë qenë të mbyllura që nga mesi i muajit mars dhe janë hapur sërish sot.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind