Lajme
Zbulohet variant i ri i virusit HIV, shumë më ngjitës
Një lloj i ri i virusit HIV-it me virulencë të lartë është zbuluar në Holandë nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit.
Shkencëtarët besojnë se ajo që ata e quajnë ‘varianti VB’ ka qenë në qarkullim që nga fundi i viteve 1980.
Për fat të mirë, ata zbuluan se trajtimet moderne janë efektive ndaj këtij varianti, pasi të infektuarit kanë pasur rikuperim të sistemit imunitar të ngjashëm me individët me variante të tjera të HIV-it, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Por, individët me ‘variantin VB’ kanë nga 3.5 deri në 5.5 herë nivele më të larta të virusit në gjakun e tyre.
Individët me variantin e sapozbuluar gjithashtu treguan një rrezik të shtuar të transmetimit të virusit te të tjerët.
Gjatë 2020 u diganostikuan 104.765 infeksione të reja me HIV në 46 nga 53 vendet e Rajonit Evropian të OBSH-së, duke përfshirë 14.971 nga vendet e Bashkimit Evropian.
Në nivel global, HIV prek 38 milionë njerëz dhe ka shkaktuar mbi 33 milionë vdekje.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit