Shkurt.ch
Zbulohet thërmija që shpjegon krijimin e botës?
Në Qendrën Evropiane për hulumtime Bërthamore Cern në Gjenevë shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë një thërmi të re elementare. Hulumtimet e gjera dhe të thella që bëhen prej vitesh në këtë qendër, kohë më parë ishte thënë se kishin dështuar të gjenin “pjesëzën” famoze ku mund të “lexohet” krijimi i botës.
Sipas njoftimeve që vijnë nga Cern bëhet fjalë për zbulimin e elementit të ashtuquajtur “Higgs-Boson”, që ka marrë emrin sipas fizikanit britanik Higgs.
Fizikanët prej dyzet vitesh janë në kërkim të këtij elementi, të cilin ndryshe e kanë quajtur “pjesëz të zotit”. Ndonëse flitet për një rezultat ende në zhvillim dhe jo përfundimtar, ky zbulim është një hap shumë i madh dhe bindës në drejtimin e duhur, ka thënë për mediet udhëheqësi i ekipit të hulumtuesve që kanë marrë pjesë në këtë projekt.
Teoria e Higgs-it thotë se të gjitha objektet kanë masën e tyre, mirëpo deri me këtë zbulim mungonte dëshmia që do ta mbështeste këtë teori.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?